Fillimi

sentis_ag_logo B&W

Sentis-AG është kompani e prodhimeve të qumështit e themeluar në Dhjetorë të vitit 1996. Është vërtetë një kompani e udhëhequr mirë, e cila ka treguar progres të madh kur e krahasojmë me vitet e para të themelimit. Në vecanti është nje iniciative e katër anëtarëve të familjes, të cilët sot janë aksionerët e kësaj kompanie. Përderisa përparimi dhe rritja janë çdoherë rezultate të punës së palodhshme, pronarët çdoherë kanë një falënderim dhe mirënjohje speciale për firmën Zvicerane “MTS” e cila i ka mbështetur që nga fillimi moralisht, konceptualisht dhe me materialet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve të tyre dhe vazhdojnë t’i mbështesin edhe sot. Kjo kompani, gjithashtu ka mbështetur Sentis-AG me teknologjitë moderne të procesimit të qumeshtit, të parat këto në komunën e Tetovës, sistem të pasterizimit, sterilizimit dhe homogjenizimit të qumështit.

Që nga krijimi, më 1996, material i papërpunuar në këtë kompani ka qenë dhe do të jetë qumështi. Gjatë viteve të para, kompania u fokusua kryesisht në prodhimin e qumëshit, jogurtit dhe kosit. Normalisht, në vitet e para kishtë prodhim më të vogël, dhe siç pritej, në vitet në vazhdim, ky prodhim u rrit dhe i lejoi menaxhmentit të kompanisë të vendos fokusin edhe në prodhime tjera, me qëllim të rritjes së tregut.

Më 1998 një fokus i veçantë ju dha Djatit të Bardhë, Djathit të Fortë te Sharrit (Bieno) dhe disa llojeve te Kaçkavallit. Duke rritur fuqinë e punës ngadalë, në mënyrë proporcionale u rrit edhe prodhimi.

Kjo konsiderohet si hapi i parë i madh i kompanisë drejtë arritjeve të mëdha në biznesin e tyre si tërësi.

Në vitin 2006 kompania për herë të parë paraqiti Qumështin UHT (Ultra-High-Temperature – Me temperaturë ultra të lartë), me kapacitet prej 50 ton në ditë, ku u bënë ndryshime në hapësire dhe inventar për të bërë të mundshme këtë prodhim.

Në vitin 2010, kompania ka investuar në një makineri të re për prodhimin e UHT qumështit.

Në vitin 2012, kompania ka vendosur një pikë tjetër fokusi në prodhimin e tyre, ku për herë të parë që nga ekzistenca e tyre, qumështi nuk ishte prodhimi kryesor i papërpunuar i nevojshëm. Lëngjet e frutave, si Lëngu i Portokallit, Mollës, Pjeshkës dhe Multivitamin, u paraqitën për herë të parë në treg.

Sot kompania Sentis AG prodhon 30 produkte të ndryshme dhe është njëra ndër kompanitë më të mëdha për prodhimin e qumështit dhe lëngjeve te frutave në Republikën e Maeqedonisë, ndërsa produktet e saj janë prezente në tregun e Maqedonisë dhe Kosovës.

Shih Fotogalerinë

Realizimi i nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve, inovacioni dhe burimet e teknologjisë, përfaqësojnë primaritetin në kompaninë tonë.
Duke ndërthurrur novacionet teknologjike me kërkesën e konumatorëve, Alpi ofron produktet e tij duke paraqitur vlerë për konsumatorët.

Strategjia e kompanisë tonë fokusohet gjithmonë në atë që Sentis AG të mbetet një ndër korporatat me çmimet më të ulëta dhe me kualitet të lartë, duke i bërë produktet më të qëndrueshme në Maqedoni.

Ndërtimi i marrëdhënieve të besueshme me konsumatorët duke qenë furnizues të gjithanshëm, duke na lejuar në këtë mënyrë të krijojmë marrëdhënie edhe më të mira përmes zinxhirit të integruar të furnizimit dhe inovacionit.

Produktet e qumeshtores Sentis Ag të bëhen zgjedhja e parë e konsumatorëve dhe të jenë prezente kudo që zhvillohen aktivitetet biznesore.

Vizioni ynë është që të jemi të njohur në Maqedoni por edhe në vendet fqinje nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar konsumatorëve produktet tona me vlerat më të larta nga kompania Sentis AG.

Vizioni yne është të jemi pjesë e rrëndësishme e tryezës së konsumatorëve, duke pasur qasje tek kërkesat e tyre dhe duke arritur këtë në Maqedoni dhe në regjion.

Vizioni strategjik
Te jemi ndër top 5 kompanitë në Maqedoni dhe të kemi market share te lartë edhe në vendet fqinje deri 2018

Prodhimet

Prodhimet

 

Qumësht

IMG_5214 copy

Mbledhur nga lopët që kullosin në kullota në mes të diellit, ky lloj qumështi meriton të jetë zgjidhja kryesore për konsumatorët.

Jogurt & KOS

IMG_5202

Falënderuar shijes së dallueshme, Alpi jogurti është pija e preferuar e përditshme për të gjitha gjeneratat.

Djath

IMG_5249 copy

Alpi prodhon disa lloje të djathrave duke përfshirë këtu, djath të bardhë të lopës, djath të përzier, Gauda, Kaçkavall, Edamer, dhe Djath të Fortë tradicional.

Kontakt

Emri Juaj (e domosdoshme)

Adresa Juaj (e domosdoshme)

Subjekti

Mesazhi Juaj

Rr. 101 Pn. Xhepçisht, Tetovë, Maqedoni

 +389 44 488 212

 +389 44 488 913

 sentis-alpi@hotmail.com