Sentis AG punon me mbi 500 ferma në të gjithë Maqedonine. Qumështi është lënda jonë strategjike e parë dhe këtu fillon kujdesi ynë për cilësinë. Prandaj kemi zhvilluar një sistem gjithëpërfshirës të furnizimit bujqësor për furnitorët tanë.
Ky sistem i furnizimit bujqësor u ofron prodhuesve të qumështit mundesite si më poshtë:
Mbështetje dhe ndihmë profesionale falas në zgjidhjen e çështjeve të prodhimit,
Produkte me cilësi të lartë me çmime të ulëta,
Kontakti i drejtpërdrejtë,
Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me qumështoren,
Garanci per shitje afatgjata të qumështit,
Mundësitë për zhvillimin dhe rritjen e prodhimit të qumështit , (Duke ju ofruar kredi pa interes, shitje te lopeve me keste poashtu pa interes)
Mundesi per rruajtjen e kualitetit te qumeshtit (dhenia e lactofrizereve pa pagese)
Organizim seminaresh per fermeret
Duke përdorur sistemin e furnizimit bujqësor, Sentis AG përmirëson cilësinë e qumështit dhe rrit vëllimin e blerë. Në të njëjtën kohë, kontakti i drejtpërdrejtë me prodhuesit na jep një pasqyrë në procesin e prodhimit, sesi transferohet njohuria dhe se si teknologjitë, produktet dhe proceset futen në fermë. Dhe e gjithë kjo përmirësohet nga siguria dhe gjurmueshmëria e qumështit tonë, gjatë rrugës nga ferma në frigorifer.