Qumështi është ushqimi që e zbulojmë që në fëmijrinë e hershme dhe na shoqëron gjatë gjith jetës. Është I pasuruar me protein, minerale dhe vitamina që janë shumë të rëndësishme për trupin tonë.
Qumështi I lopës përmban: ujë (86 – 89 %), yndyrna ( 3.2 – 5.5 %), protein (2.6 -4.2 %), minerale (0.6 – 0.8% ).Përvec këtyre komponenteve, qumështi përmban edhe vitamina.
VITAMINAT
Vitaminet janë poashtu të rëndesishme për një dietë të balansuar. Në të shumtën e rasteve vitaminet nuk mund ti prodhoj trupi I njeriut, kështu që duhet të meren përmes ushqimit dhe qumështi është një burim I rëndesishëm vitaminash. Qumështi përmban këto vitamina : A, D, E, K, B1, B2, B3, B5, B6, B12 dhe vitamina C.
Vitamin | Njësia matëse | Sasia | SDR |
---|---|---|---|
Vitamin A | μg | 35 | 800-100 |
Vitamin D | μg | 0.074 | 20 |
Vitamin E | mg | 0.14 | 12-15 |
Vitamin K | μg | 0.36 | 60-80 |
Vitamin B1 | μg | 37 | 1000-1300 |
Vitamin B2 | μg | 180 | 1200-1500 |
Vitamin B6 | μg | 39 | 1200-1500 |
Vitamin B12 | μg | 0.42 | 3 |
Niacin | mg | 0.09 | 13-17 |
Pantothenic Acid | μg | 350 | 6000 |
Folic Acid | μg | 6.7 | 400 |
Biotin | μg | 3.5 | 30-60 |
Vitamin C | mg | 1.7 | 100 |
PROTEINA DHE YNDYRNA
Proteinat janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, për të pasur një dietë të shëndetshme dhe vecanërisht për muskujt. Prej tyre trupi prodhon shumë substance tjera të cilat janë esenciale për funksionim të trupit. Proteina e qumështit përmban të gjitha amino acidet esenciale prej të cilave trupi mund të prodhoj proteinat që I duhen.
Yndyrnat poashtu janë të rëndësishme për një diet të balansuar. Yndyrnat e qumështit përmbajnë acide yndyrore të cilat nuk mund ti prodhoj vet organizmi I njeriut por që mund ti mar vetëm përmes ushqimit. Yndyrnat në trup I mbrojnë organet dhe e ruajn energjinë
MINERALET
Trupi I njeriut mund të prodhoj disa vitamine, por minerale nuk mund ti prodhoj.Ne duhet ti marim ato përmes ushqimit dhe qumështi është një burim I mirë I mineraleve.
100 g e qumështit të lopës përmban këto materiale:
Minerali | Njësia matëse | Sasia | SDR |
---|---|---|---|
Kalcium | mg | 120 | 1000 |
Magnezium | mg | 0.074 | 12 |
Hekur | mg | 0.046 | 10 |
Bakër | mg | 0.01 | 1-1.5 |
Zink | mg | 0.38 | 7-10 |
Magnez | μg | 2.5 | 2000-5000 |
Kalium | μg | 157 | 2000 |
Selen | μg | 1.3 | 30-70 |
Fosfor | mg | 92 | 700 |
Jod | μg | 2.7 | 180-200 |
Krom | μg | 2.5 | 30-100 |
Molibden | μg | 4.2 | 50-100 |
Flouri | μg | 17 | 3100-3800 |
Klor | mg | 102 | 830 |
Pra, qumështi është burim I mirë I kalciumit,magnezit, fosforit, kaliumit, selenit dhe zinkut. Kombinimi I këtyre gjashtë mineraleve luan rol të rëndësishëm në trupin tonë :
Kalciumi ndihmon për rritjen e eshtrave dhe dhëmbëve të shëndoshë, ka dhe efekt pozitiv tek muskujt, sistemi nervorë dhe qarkullimi I gjakut.
Magnezi ndihmon sistemin nervorë dhe bën relaksimin e muskujve
Fosfori ndihmon eshtrat,dhëmbët dhe funksionim më të mirë të zemrës
Kaliumi ndihmon impulset nervore, normalizon shtypjen e gjakut
Seleni simulon metabolizmin
Zinku ndihmon trupin për prodhim të proteins dhe insulines.