https://www.traditionrolex.com/46




















PËR KOMPANINË

Kompania Sentis AG u themelua në vitin 1996. Me teknologji dhe ekspert nga Zvicra në fillim u prodhuan produktet e freskëta si : Qumësht I freskët në qese, Jogurt dhe Kos. Kapaciteti ishte 5000 litra në dit dhe ishin të punësuar 10 puntorë.
Dy vite më vonë u hap reparti për prodhimin e djathit dhe kashkavallit.
Në vitin 2006 kompania Sentis AG ishte kompania e dytë ne R. e Maqedonisë së veriut që filloi prodhimin e qumështit afatgjatë UHT . Gjatë 25 viteve në vazhdim brendi ALPI është njëri ndër brendet më të suksëshme në R. e Maqedonisë së Veriut.
Prej fillimit ne kemi ndjekur dhe kemi krijuar tendenca të reja në tregun e qumështit dhe produkteve të qumështit. Sot jemi njëra nder kompanitë më të mëdha në R. e Maqedonisë së Veriut për prodhimin e qumështit dhe produkteve të tij. Ne sot grumbullojmë afer 35 000 litra qumësht në ditë nga gjithsej 500 ferma në R.M. Me një sistem modern gjurmimi në verifikojmë cdo tank nga cila fermë e ka marrë qumështin për të patur kontroll të mirëfillt. Për më tepër ne dimë gjithçka për menyrën si është prodhuar qumështi në çdo fermë.
Me dy market tona  të suksesshme ALPI dhe LACTE ne po demonstrojmë fokusin tonë në treg. Kujdesi për sigurinë dhe cilësinë e produktit është pjesë e jetës sonë së perditshme dhe ne vazhdimisht përmirsojmë pajisjet tona dhe minimizojmë ndikimin tonë tek mjedisi. Duke vepruar kështu, ne udhëhiqemi nga angazhimi I punonjësve tanë dhe kënaqesia e klientëve. Klientët jane ndër tifozet tonë më të mëdhenjë,prandaj ne kemi qenë të suksesshëm në pjesën më të madhe të tregut në tre shtete: Maqedoni e veriut, Kosovë dhe Shqipëri.
Suksesi ynë mbeshtetet te njerezit, sot ne kemi mbi 60 të punësuar. Si njëra nder qumështoret më të mëdha në R.M. ne punesojmë profile të ndryshme të njerëzve dhe ju mundesojmë atyre mundesi për zhvillim të mëtutjeshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se punonjësit e aftë, të motivuar dhe të përkushtuar janë faktorë kyc për të drejtuar një kompani të suksesshme.

Politikat kryesore

Të gjitha aktivitetet tona bazohen në misionin,vizionin dhe vlerat tona. Misioni dhe vizioni ynë përshkruajn qëllimin  e kompanisë dhe synimet e saj të biznesit. Vlerat tona janë besime që na drejtojnë në rrugën tonë të përbashkët

Misioni dhe Vizioni

Ne Sentis AG ne besojmë se të ushqyerit  mirë dhe shëndetshëm sot, siguron të nesërme të shëndetshme dhe të lumtur.
Kjo është arsyeja pse prej 25 vitesh ne krenohemi me zhvillimin e ushqimit me cilësi të lartë duke ushqyer gjeneratat e sotshme dhe ato të reja në cdo fazë dhe gjendje te jetës së tyre.

Vlerat

Sentis AG është e vetëdijshme për rëndësinë e misionit të saj dhe është e përkushtuar në përmbushjen e pritjeve të klientëve dhe konsumatorëve. Punonjësit tanë janë të bashkuar rreth vlerave te përbashkëta të transparencës, respektit, përsosmërise dhe përkushtimit për të ofruar ekspertizën më të mirë të mundshme.

HISTORIA

  • 1996 – Themelimi I kompanisë, Prodhimi I produkteve të freskëta si Qumesht I freskët, Kos dhe Jogurt.

  • 1998- Hapja e repartit për prodhimin e tre llojeve të djathit. Djath I bardhë, Djath I fortë Sharri dhe Kashkavall.

  • 2006 -  Hapja e repartit për prodhimin e qumështit afatgjatë UHT.

  • 2013 – Hyrja në tregun e Kosovës

  • 2015 – Linjë e re për prodhimin e produkteve të freskëta

  • 2016 -  Linjë për prodhimin e Ajkës dhe Gjalpit

  • 2017- Hyrja në tregun e Shqipërisë

  • 2020 –Linjë për prodhimin e gjizës  

Punësimi

Suksesi ynë mbështetet te njerëzit. Ne jemi të vetëdijshëm se punonjësit e aftë, të motivuar dhe të përkushtuar janë faktorë kyc për të drejtuar një kompani të suksesshme

Zhvillimi i Karrierës

Ne qumështoren Sentis AG ne I inkurajojmë punonjësit që të përmbushin potencialin e tyre dhe të sigurohemi që ata të kuptojnë rëndësinë e kontributit të tyre...

Oferta Pune

Si njera nga qumeshtoret me te medha ne R.M, ne punësojmë një larmi njerëzish dhe ofrojmë mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Ne duam që punonjësit...
Facebook Instagram YouTube