Zhvillimi i Karrierës

Ne qumështoren Sentis AG ne I inkurajojmë punonjësit që të përmbushin potencialin e tyre dhe të sigurohemi që ata të kuptojnë rëndësinë e kontributit të tyre për suksesin e përbashkët të kompanisë. Qëllimi I programit të zhvillimit të karrierës, I cili zbatohet në kompaninë tonë është të ndihmoj zhvillimin e punonjësve kompetent dhe të pergjegjshëm, të cilët janë të aftë të realizojnë vizionin dhe  qëllimet e përcaktuara të kompanisë.
Zhvillimi i karrierës bazohet në marrëveshjet vjetore të zhvillimit, zhvillimin e kompetencave, krijimin e potencialit të punonjësve dhe vlerësimin e efektivitetit të trajnimit. Ne krijojmë një mjedis pune inkurajues duke shpërblyer propozime inovative, duke përfshirë punonjësit në seanca trajnimi, aspektet e sistemit të pagave, duke marrë masa për të ndihmuar në krijimin e një ekuilibri të mirë midis jetës dhe punës, organizimin e ngjarjeve sportive dhe sociale për punonjësit dhe takimin vjetor të punonjësve që festojnë jubileun e tyre, dhe çdo vit ne u japim çmime punonjësve tanë më të mirë.